Zhdukja e 37-vjeçarit nga Saranda, shpallen në kërkim ndërkombëtar 2 persona

438
Sigal

Dy muaj pas zhdukjes pa asnjë gjurmë të shtetasit Ridvan Lamaj, policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 2 persona si autorë të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij. Ata janë shtetasit Adrian Ogici, 28 vjeç dhe Viktor Islami, 28 vjeç të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ridvan Lamaj, 37 vjeç, baba i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur nga familja e tij më 17 qershor të këtij viti. Sipas denoncimit të bërë në polici nga bashkëshortja e tij, 4 persona e kanë rrëmbyer 37-vjeçarin, rreth orës 18:15 të 17 qershorit, në rrugën Turizën- Kanali i Cukës. Sipas denoncimit, ai është keqtrajtuar dhe dhe më pas është futur në makinë. Policia ka hetuar në disa pista lidhur me këtë ngjarje, përfshi edhe lidhjen e 37-vjeçarit me prishje të pazareve të drogës.