Agjencia Italiane për bashkëpunimin e zhvillim ekonomik së bashku me organizata e ente lokale kanë lanciuar fushatën informuese “Zëra nga kufijtë- Emigrimi është një histori e bukur”, me objektiv të përcjell një panoramë ndryshe të fenomenit
emigrues, atë të suksesit e kontributit që ata japin në vendin ku emigrojnë.
Në Itali janë rreth 570 mijë biznese të sipërmarrësve emigrantë të regjistruara në Dhomën Italiane të Tregtisë, e 70 mijë prej tyre janë sipërmarrje kapitalesh.
Fushata “Zëra nga kufijtë” ka hartuar skeda nformuese të sipërmarrësve emigrantë për cdo rajon të Italisë e në disa nga këto rajone emigrantët shqiptarë renditet ndër vendet e para.
Rajoni Trentino Alto Adige ka numrin më të lartë të sipërmarrësve shqiptarë ndër bizneset e huaja të hapura nga emigrantët. Ndër 7.398 biznese të drejtuara nga ata, 14 % e tyre kanë pronarë shqiptarë. Sektori kryesor i aktivitetit të tyre është ai i tregtisë, ndërtimit e shërbimeve.
Në Liguria sipërmarrësit shqiptarë renditen në vendin e dytë ndër sipërmarrësit e huaj aktiv në këtë rajon. Ndër 20.564 sipërmarrje emigrantësh të regjistruara në Dhomën e Tregtisë së Ligurias 17.8% kanë pronarë një emigrant shqiptarë.
Ndërsa në rajonin e Umbrias ku numërohen rreth 8 mijë sipërmarrje emigrantësh, sipërmarrësit shqiptarë renditen në vendin e tretë me 13.1 % të tyre pas atyre marokenë e rumunë. Po në vendin e tretë renditen sipërmarrësit emigrantë shqiptarë dhe në rajonin e Emilia Romanjës, ku ndër 52 mijë biznese të hapura nga emigrantë, 11.5% e tyre janë me pronarë shqiptarë.
Sektorët kryesore të investimeve të tyre janë ai i tregtisë, i ndërtimit e i fasonerisë.
Ndërsa në rajonin e Piemontes ndër 44.667 biznese emigrantësh, 9.7/% e tyre drejtohen nga sipërmarrës shqiptarë e në rajonin e Toskanës ndër 55 mijë, 12,2 % e tyre janë sipërmarrës shqiptarë.
Në statistikat e fundit të publikuar nga Ministria italiane e Punës, në Itali janë rreth 31.358 biznese të hapura nga sipërmarrës shqiptarë.
Por vit pas viti në Itali shënohet një rritje e konsiderueshme e numrit të sipërmarësve kinezë. Aktualisht numërohen rreth 51 mijë biznese të tyre e mjaft sipërmarrës kinezë kanë blerë kompani të rëndësishme të markës Made in Italy.
Por kontributi ekonomik i emigrantëve në Itali i përket jo vetëm sipërmarrjeve të hapura nga ata por dhe krahut të tyre të punës.
Punonjësit emigrantë në Itali derdhin çdo vit mbi 9 miliardë euro në sistemin italian të pensioneve e mbi 2 miliardë euro është kontributi që ata i japin arkës së shtetit për shpenzimet financiare në procedurat e dokumenteve të emigracionit.





















