Sigal

Partizani dhe Skënderbeu fitore identike 3-0. Humbje pa dhimbje për Tiranën në Vlorë. Kamza përmbys Vllazninë. Ja përballjet e çerekfinaleve

Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku ka spikatur ndeshja midis Tiranës dhe Flamurtarit në Vlorë. Vendasit e Ilir Dajës kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0, i cili nuk i ka mjaftuar për të kaluar më tej, pasi ishin mundur në ndeshjen e parë në kryeqytet 2-0. Një ndeshje karakteri për bardheblutë, të cilët i bënë qëndresë të fortë kundërshtarëve, edhe pse luajtën për më shumë se 75 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Halilit. Goli i brazilianit Cale në fillim të pjesës së dytë nuk mjaftoi për Flamurtarin, që në kohën shtesë pretendoi me forcë për 11-metërsh, por që nuk u vlerësua i tillë nga gjyqtari Alla.

Asnjë problem për Kukësin, që fitoi 2-0 me Apoloninë me gola të Shkurtajt dhe Et’hemit. Kaluan në çerekfinale edhe Laçi me Teutën, duke fituar respektivisht 3-0 me Bylisin dhe 4-0 me Lushnjen.

Për sa i përket grupit A, kryesuesit e Partizanit kompletoi shënuan një tjetër goleadë përballë Kastriotit (3-0) pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë, duke u konfirmuar si favorit edhe në këtë kompeticion. Fitore e njëjtë edhe për 8-herë kampionët e Superligës, Skënderbeun, i cili iu imponua 3-0 Besëlidhjes, pas suksesit minimal 2-1 në sfidën e kaluar. Luftëtari u mjaftua me barazimin 0-0 me Egnatian për të vijuar më tej. Ndërkohë një fitore e madhe ishte ajo e Kamzës, 1-0 me Vllazninë. Rezultati minimal i mjaftoi kamzalinjve për të nxjerrë jashtë garës kuqeblutë, duke u kualifikuar falë golit në fushën kundërshtare./ Deniz Tufina

Grupi A:

Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)

(Hebaj 34’, Mensah 60’, Çinari 64’)

Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)

(Vangjeli 57’, Abazi 72’, Krasniqi 84’)

Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)

Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)

(Bitri 63’)

Grupi B

Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)

(Shkurtaj 27’, Et’hemi 97’)

Laçi-Bylis 3-0 (0-2)

(Shtubina 9’ (p), Toro 28’, Gjoni 44’)

Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)

(Vecaj 30’, 31’, Vila 47’, Latif 60’)

Flamurtari-Tirana 1-0 (0-2)

(Cale 49’)