Zbulohet për herë të parë ndotja mikroplastike në organet e njeriut

220
Sigal

Në ditët e sotme njeriu është i rrethuar nga shumë rreziqe, por sëfundmi mediat e huaja kanë shkruar se grimcat plastike janë më të dëmshme për shëndetin e njeriut.

E kur themi plastikë, nuk po flasim për objektet prej plastike që ne përdorim në përditshmëri , por është raportuar se grimca të vogla plastike janë zbuluar për herë të parë në organet e trupit të njeriut.

Në këtë mënyrë janë rritur ndjeshëm shqetësimet se kjo mund të ndikojë në rritjen e rrezikut të infertilitetit dhe kancerit. Ndërsa disa ekspertë nga Universiteti Shtetëror i Arizonës kanë treguar se si ndotja mikroplastike mund të jetë e pranishme në indet tona.

Mikroplastikat në shumicën e rasteve janë më pak se 5 mm, por të ashtuquajturat grimca nanoplastike mund të jenë aq të vogla sa një e pesëdhjeta e gjerësisë së një floku njerëzor. Këto grimca mund të gëlltiten nga njerëzit dhe kafshët, zakonisht përmes ujit të pijshëm ose të ngrënit, dhe të kalojnë në traktin gastrointestinal.

Studimet e mëparshme kishin vërtetuar se grimcat, të paraqitura në foto, mund të gëlltiten nga njerëzit dhe kafshët permes ujit.

Megjithatë zbulimet e fundit tregojnë për herë të parë, se plastika mund të grumbullohen brenda organeve njerëzore, përfshirë veshkat, mëlçinë dhe mushkëritë.

Ekspertët sugjerojnë se ndotja mikroplastike mund të lidhet me inflamacionin, infertilitetin dhe kancerin tek kafshët. Ekipi zbuloi po ashtu se ndotja plastike ishte e pranishme në çdo kampion indesh që ata analizuan, duke përfshirë Bisphenol A (BPA), një material që ende përdoret për të bërë shumë lloje të enëve ushqimore.