Zbulohet nëndetësja e Pablo Escobar, ja pasuria stratosferike që mund të fshehë

826
Ish-agjentë të CIA-s thuhet se kanë gjetur një nëndetëse që përdorej nga lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar për të trafikuar kokainë.
Përveç rrugëve tokësore dhe ajrore, ai përdorte dhe detin për të transportuar drogën nga Kolumbi në Porto Riko, e cila më pas hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas agjentëve nëse nëndetësja e gjetur është ajo e Pablo Escobar, atëherë mund të zbulohet edhe vendi i pasurisë së fshehur prej 50 miliardë dollarësh.
Daily Mail shkruan se ish-agjentët e CIA janë duke eksploruar në një zonë të panjohur jashtë brigjeve të Kolumbisë.
Discovery Channel ka ndjekur dy ish-agjentë të CIA-s që janë vënë në kërkim të pasurisë së Escobar.
Pablo Escobar, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, drejtonte kartelin Medelin në Kolumbi.
Sigal