Ymeri: Kërkojmë tërheqjen e nënshkrimeve në takimin me Presidenten

515
Opozita e bashkuar e Kosovës ka pranuar ftesën e presidentes Atifete Jahjaga për të diskutuar për situatën politike me kushtin e vetëm që të tërhiqen marrëveshjet me Serbinë.
Lideri i VV-së, Visar Ymeri theksoi se kjo ftesë po shqyrtohet ndërsa që në takimin e parë do të kërkohet tërheqja e nënshkrimeve.
Në një deklaratë për mediat Ymeri nënvizoi se me 3 partitë opozitare nesër do të takojë presidenten Jahjaga të cilës do t’i kërkohet tërheqja e nënshkrimeve.
“Do shkojmë me kërkesa të përbashkëta me ato që kemi deri tani. Nuk e di pse po na thërret Presidentja. Nëse do tërhiqeren nga marrëveshjet, atëherë do shkojmë për të diskutuar modalitetet bashkë me pozitën. Ndryshe, nuk e dimë ende nëse shkojmë në takim edhe me pozitën”, u shpreh Ymeri.
Kreu i Vetëvendosjes përfundoi fjalën duke pohuar se në seancat parlamentare të opozitës do të veprojnë njëlloj. 
Sigal