Vuçiç : Serbia do vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën

147
Sigal

 Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Bocan-Kharchenko, ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën.“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Sipas tyre, në takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, përfundon njoftimi.

Vlen të theksohet se Serbia është kritikuar nga BE dhe aleatët Perëndimorë me qëndrimin e saj për luftën në Ukrainë. Ata nuk kanë vendosur sanskione ndaj Rusisë dhe po mbajnë një qëndrim pro-rus në të gjithë këtë konflikt.