Arrestohet ish e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho.
Mediat italiane bëjnë me dije se mëngjesim e kësaj të marte karabinierët në zonën e Firences kanë arrestuar 36 vjeçaren Elona Kaleshi, e cila dyshohet për vrasjen, fshehjen dhe masakrimin e trupave të dy bashkëshortëve Pasho.
Sipas hetimeve me 2 nëntor të 2015 , ndoshta dhe dita kur ka ndodhur ngjarja.
36 vjeçarja i ka pritur në shtëpi Shpëtimin dhe Teuta Pasho, prindërit e ish të dashurit të saj të cilët kishin ardhur kohët e fundit nga Shqipëria për të përqafuar djali Taulant, i cili thuhet se u la i lirë nga burgu pasi kreu katër vjet burg për drogë.
Ndërkohë një nga vajzat e viktimave, Vittoria, në një intervistë për mediat ka konfirmuar se ishte ish e dashura e vëllait të saj ajo që pa prindërit e saj ende gjallë në apartamentin ku ajo i kishte pritur para se të zhdukeshin në mënyrë të mistershme.