Vrasja e politikanit serb në Kosovë, policia gjen një provë të fortë

405
Policia e Kosovës duket se ka gjetur një provë të fortë pas vrasjes së liderit të serbxëve të Veriut, Oliver Ivanoviç. Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, deklaron se është zbuluar pronari i automjetit nga ku është qëlluar me armë zjarri drejt Oliver Ivanoviç, dje në Mitrovicë.
Maxhuni tha se ka informacione të mjaftueshme që të gjurmohet pronari i veturës. Ai ka saktësuar se makina e dyshuar ka qënë pa targa dhe është gjetur e djegur.
“Çdo automjet që lëviz është i obliguar të ketë targa, kjo veturë ka qenë pa targa. Por në shumë shpejt kemi arritur të kemi në dispozicion informatat e nevojshme për pronësinë e veturës. Ende nuk mund të japim më shumë detaje, por na mjaftojnë që të gjurmojmë”, tha ai.
“Që nga momenti i informimit për gjetjen e një trupi pa ndenja, policia është përfshirë në rast dhe ka ndërmarrë të gjitha hetimet e nevojshme së bashku me prokurorinë. Duke vlerësuar se ky incident është i karakterit të profilizuar, meqenëse kemi të bëjmë më një politikan, kemi kërkuar që me rastin të merret policia e specializuar”, tha Maxhuni, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Është krijuar një task forcë që ka menaxhuar këtë rast nga fillimi. Për shkak të natyrës së hetimit, nuk mund të japim më shumë detaje, por mund t’ju them se Policia e Kosovës, me përkushtimin më të madh, do bëjë çdo gjë për ta zbardhur këtë rast”, shtoi ai.
Sigal