Vrasja e gazetares në Irlandë, ‘Ira e re’ merr përgjegjësinë

485
Sigal

‘Ira e re’ ka marrë përgjegjësinë  për vrasjen e gazetares, Lyra McKee gjatë sulmeve në Londonderry, në Irlandën e Veriut. Në një deklaratë për “The Irish News”, grupi i armatosur republikan “ i kërkon ndjesë partnerit, familjes dhe miqve të Lyra për vdekjen e saj.

Mesazhi drejtuar të përditshmes të Irlandës së Veriut ishte i kriptuar.

Organizata ka shpjeguar se gazetarja është goditur gabimisht.

McKee ishte në këmbë pranë një makine 4×4 të policisë kur është qëlluar me armë zjarri nga një burrë me fytyrë të mbuluar.