Vrasja e avokatit kurd, Turqia në protesta të dhunshme

553
Mijëra njerëz kanë dalë në protesta pas vrasjes së avokatit kurd në jug të Turqisë. Luftëtari i shquar për të drejtat e njeriut u qëllua për vdekje një ditë më parë Protesta ka qënë e dhunshme që prej mbrëmjes së të shtunës dhe ka bërë që policia të shpërndajë njerëzit me gaz lotsjellës sipas mediave ndërkombëtare
Numri i protestuesëve të zemëruar nga ngjarja e rëndë ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe njëzëri ata lëshonin thirrje kundër presidentit Erdogan duke e cilësuar si hajdut dhe vrasës.
Tahir Elci mbeti viktimë e një atentati, pasi u qëllua disa herë me pistoletë gjatë një takimi në publik dhe vdiq më pas. Edhe një polic gjithashtu vdiq nga të shtënat.  Presidenti Erdogan komentoi përplasjen ndërsa tha se kjo tregon Turqia është e vendosur në luftën ndaj terrorizmit. 
Sigal