Irak: Gjendet një varr masiv i pakicës Yazidi

452
IRAK-Një varrezë masive me trupat e së paku 110 personave të komunitetit Yazidi është gjetur në veri të Irakut, kanë bërë të ditur zyrtarët. Varreza është gjetur pranë qytetit Sinjar, i cili është rimarrë nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik këtë muaj. Grupi terrorist kishte pushtuar Sinjarin në gusht të vitit 2014. Ka pasur raporte për masakra dhe përdhunim të grave dhe vajzave Yazidi.

Thuhet se ky është varri i gjashtë masiv që gjendet pranë qytetit Sinjar. Varreza e sapozbuluar gjendet rreth 10 kilometra në perëndim të Sinjarit, ka thënë zyrtari lokal, Mahma Khalil, për agjencinë AFP. Pakica Yazidi praktikon një formë të fesë, e cila kombinon elemente të Zoroastrianizmit dhe të Mesopotamisë. Shteti Islamik e konsideron si të pafe këtë komunitet.
Sigal