Vogëlushi me autizëm habit mjekët kur mëson 9 gjuhë të huaja

613
Sigal

Rafael Mayer ishte dy vjeç kur prindërit e tij nisën të shqetësoheshin sepse nuk kishte nisur të fliste.

5 vite më pas, djali i vogël nga Brazili mësoi 9 gjuhë.

Në vitin 2012, ai u dërgua doktor më doktor dhe të gjithë dolën në përfundimin që ai kishte çrregullime të spektrit autik.

I treti nga katër fëmijë, vogëlushi nga Santa Catarina, Brazil, ishte i vetmi i familjes që kishte autizëm.

Menjëherë pasi morën vesh për diagnozën, prindërit Juli Lanser Mayer dhe Valcir Mayer nisën të takonin specialistë dhe për djalin nisën terapitë.

Gjithsesi, për shumë kohë, djali nuk tregoi shenja përmirësimi.

Por shpëtimi për Rafael-in qe një tablet. Aio filloi të shihte për orë të tëra video në YouTube dhe për fat të mirë nisi edhe të fliste me trapistin, edhe pse në Anglisht.

Kur mbushi 7-vjeç, Rafael ishte i aftë të fliste 9 gjuhë, mes tyre edhe spanjisht, gjermanisht, italisht dhe rusisht.

Mjekët janë të mahnitur me progresin.