Vjedhje spektakolare në qendrën tregtare, merren çanta me para

301
Sigal

Katër autorë të panjohur shpërthyen 3 bankomat në një qendër tregtare në zonën e Perivola, Patras, duke marrë shuma të konsiderueshme parash, raporton zougla.gr

Sipas Policisë, autorët, të cilët ishin të armatosur, mbërritën në qendrën tregtare rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe menjëherë nxituan drejt vendit ku ndodheshin bankomatët. Ata më pas hodhën në erë bankomatët, morën paratë dhe u larguan me një makinë.  Qendra tregtare pësoi dëme si pasojë e shpërthimeve.

Policia ka nisur menjëherë hetimet. Ata morën dëshminë e një personi që ndodhej në qendrën tregtare në momentin e shpërthimit, ndërkohë  po analizojnë të dhënat që kanë marrë nga kamerat e sigurisë.