‘Shantazhi bërthamor’, Trump i përgjigjet prerë Kim Jong-Un: S’mund të mbash botën peng

556
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut se bota nuk do të lejojë “shantazhin bërthamor” të Kim Jong Un dhe u zotua se do të ketë fushatë globale për ndalimin e tij.
“Nuk do të lejojmë që kjo diktaturë e shëmtuar ta mbajë botën peng të shantazhit bërthamor”, tha Trump pas turit të tij në Azi.
Korea e Veriut muajt e fundit, ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore.
Vizita ishte pjesë e një turi në 5 vende të Azisë, ku Trump synonte kryesisht të nxiste opozitën rajonale ndaj ambicieve të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Por këto deklarata të Trump, u kundërshtuan nga mediat shtetërore koreane, ku në një analizë të bërë kërkohej dënimi me vdekje i presidentit amerikan.
“Krimi më i keq që Trump bëri është se guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqjes supreme”.
Sigal