Vidhen në Itali pikturat me vlerë 27 mln euro dhe lidhja e grabitësve me Konsullatën e Shqipërisë

544
Me pretendimin se ishin dy pasanikë hebrenj ortodoksë, iu prezantuan një tregtari veprash arti në Monza si të interesuar për të blerë disa kuadro të shtrenjta. Ai iu tregoi dy piktura me vlerë totale 27 milionë euro.

Një vepër e Renoir dhe një e Rembrandit. Të dyja përfunduan në duart e mashtruesve.

Dhe dy grabitësit kishin lënë si vend shkëmbimi Konsullatën e nderit të Shqipërisë.

Pasi u afruan fillimisht dhe pas një serie takimesh ku u shpreh interesimi në rritje për dy veprat, u fiksua edhe vendi për të bërë pazarin: Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytet. Selia institucionale ishte ndoshta karta fituese e dy blerësve të rremë.

Aq sa nuk krijuan asnjë pikë dyshimi tek tregtari i pikturave. Edhe pse, në të vërtetë, skena e takimit ishte një apartament i marrë me qira në katin e parë të së njëjtës ndërtesë ku është edhe Konsullata.

Një kafe e pastaj ikja
Pasi fituan besimin e tregtarit dhe e pritën në selinë e rremë, dy mashtruesit bënë goditjen. Me justifikimin se do të bënin kafenë, e lanë tregtarin vetëm dhe ia mbathën bashkë me thesarin e vyer.

Karabinierët e njësisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të drejtuar nga kapiteni Francesco Provenza janë vënë në ndjekje të dy “adhuruesve” të artit. Dy veprat e vjedhura tashmë janë futur në databazën online të karabinierëve për të ndihmuar kërkimet.
Sigal