VIDEO/ U shpall fajtor, i akuzuari për krime lufte pi helm në Gjykatën e Hagës

480
Një seancë dëgjimore e apelit për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi njëri nga të akuzuarit piu helmin në momentin që dëgjoi vendimin e gjykatësit. Ish-komandanti kroat i Bosnjës, 72-vjeçari Slobodan Praljak ka pirë helm në Gjykatën e Hagës pasi u shpall fajtor për krime lufte.
Praljak ishte dënuar me 20 vite burg ne 2013-ën për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Teksa dëgjoi se dënimi i tij është përfundimtar, ai nxori një shishe dhe pasi e ktheu me fund i tha gjyqtarit: “Kam pirë helm”.
Pas veprimit të Praljak, seanca u pezullua me urdhër të gjykatësit. Slobodan Praljak është një nga 6 ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës që kanë dalë në gjyq për gjykimin përfundimtar të apelit që do të dorëzohej nga Tribunali Jugosllav.
Sakaq BBC raporton se para se të uleshin në sallën e gjyqit, mes të akuzuarve është vërejtur një gjendje konfuzioni. Gjykatësi kërkoi që gota nga e cila kishte pirë Praljak të mbahej nga autoritetet.
Sigal