VIDEO/ Shpërthim në Universitetin e Lionit në Francë

546
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kampusin e universitetit Lion 1. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në tarracën e bibliotekës së kampusit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, zjarrfikësja dhe ambulanca, të cilat kanë bërë evakuimin e personave që ndodheshin në kampus.

Deri tani nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.

Embedded video