VIDEO/ Këputet teleferiku, raportohet për viktima dhe shumë të plagosur

231
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një zonë malore në veri të Çekisë, ku një teleferik ka rënë përtokë. Sipas policisë një person ka humbur jetën, ndërsa mediat vendase raportojnë se ka shumë të lënduar.

“Sot rreth orës 13:30 (me orën lokale) morëm informacion për rënien e teleferikut në Ještěd, afër Liberec. Ekipet e shpëtimit evakuuan 14 persona. Një person humbi jetën.”-tha policia çeke në Twitter.

Ndërkohë, sipas televizionit çek teleferiku do të mbyllej nesër, e hënë, 1 nëntor, për mirëmbajtje rutinë.