Vazhdon lufta kundër xhihadistëve, avionët francezë bombardojnë tunelet e ISIS

579
Sigal

Shumë tunele e kalime të fshehta të grupit Shteti Islamik, në verilindje të Irakut, janë bombarduar ditën e sotme nga avionët francez, sipas njoftimit të ministres së Forcave të Armatosura, Florence Parly.

Në njoftimin e saj, ajo theksoi vendosmërinë e Parisit në vazhdimin e luftës kundër xhihadistëve.

“Ky mision, i përgatitur me aleatët tanë në kuadër të operacionit ‘Zgjidhje e Natyrshme’, u parapri nga një patrullim ajror francez dhe u mbështet nga dronë të koalicionit”, saktësoi ushtria franceze.

Qëllimi ishte të shkatërroheshin disa tunele të përdorura nga ISIS, si bazë për veprimet e tij si edhe pajisjet logjistike dhe ushtarake në këtë rajon.

Ditë më parë është vrarë edhe kreu i ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi, i cili është zëvendësuar menjëherë me kreun e fisit të njëjtë Al-Ibrahim Al-Hashimi.