Mustafa: Kujdes me notën e protestës ndaj Sllovenisë, problemi të zgjidhet në Bruksel

448
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bëri thirrje për të pasur kujdes sa i takon notës së protestes që sipas rezolutës së hartuar nga AAK kërkohet të ndërmerret. Sipas tij cështja duhej zgjidhur në Bruksel .
“Kam folur me kryeministrin e Sllovenisë dhe më ka shpjeguar situatën dhe përpjekjet që kjo çështje të zgjidhet si dhe nevojën që të spastrohen listat, por kjo sipas procedurave ligjore.
Nuk e shoh të arsyeshme të bëhet notë proteste ndaj Sllovenisë. Problemi të zgjidhet në Bruksel në mënyrë që të mos ketë raste të tilla dhe të apelojmë që Haradinaj të lirohet sa më shpjet, këtë ia kam thënë dhe kryeministrit slloven.
Me Slloveninë ne kemi një bashkëpunim të thellë ekonomik dhe shtetëror dhe këto basghkëpunime duhet ti mbajmë dhe më tutje”
Sigal