I nxehti i parashikuar që do të përfshijë Britaninë e Madhe ditët e ardhshme, do i kalojnë 35 ° C.
Parashikuesit presin që temperaturat të rriten gjatë gjithë javës duke arritur kulmin.
Të enjten, temperaturat në Anglinë lindore mund të tejkalojnë rekordin aktual të korrikut prej 36.7 ° C.
Por a duhet të punoni gjatë këtyre ditëve të nxehta?
Sigurisht që të gjithë dëshirojnë të rrinë në shtëpi dhe të shijojnë freskinë e kondicionerit ose të ikin në plazh.
Por pushimet në Britaninë e Madhe nuk janë shumë të gjata, gjithsesi çdo punëdhënës atje duhet të ofrojnë kushte të mira në vendin e punës, për të evituar dhe për të mos ndjerë vapën e madhe.
Por nga zyrat e ministrisë së shëndetësisë dhe sigurisë thuhet se në disa industri dhe kompani nuk mund të punohet me temperatura të larta e ndërkohë në disa të tjera është e detyrueshme puna në ambiente të hapura.
Udhëzimet e qeverisë rekomandojnë të përdoret një temperaturë minimale prej 16 ose 13 gardë celsius nëse punëtorët kanë një punë fizike.