Vaksinë e re kundër kollës së mirë. Kostoja e studimit ‘historik’ 2.3 milion paund

456
Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë Evropa janë duke punuar në një studim ‘historik’ për zhvillimin e një vaksine të re kundër kollës së mirë, kostoja e të cilit është 2.3 milionë paund. Studiuesit thonë se projekti synon të zhvillojë një vaksinë të re kundër kollës së mirë, pasi mbrojtje nga vaksina që përdoret aktualisht është shumë më pak efektive se sa ishte 15 vjet më parë. Si pjesë e studimit, studiuesit do të vaksinojnë vullnetarë të shëndetshëm duke injektuar infeksionin përgjegjës përmes pikave që hidhen në hundë. Sistemi imunitar i çdo pjesëmarrësi do të monitorohet para se të jepet një antibiotik për të pastruar infeksionin. Kolla e mirë, është një infeksion bakterial shumë ngjitës i mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ajo është shkaktuar nga një bakter dhe është përhapur me anë të kollës dhe teshtimave të dikujt që është infektuar. Foshnjat preken më shumë nga infeksioni. Rreth 200.000 të rinj vdesin çdo vit në mbarë botën nga kolla e mirë. Të rriturit vuajnë një formë të butë të sëmundjes, por mund të përballen me një kollë të vazhdueshme që zgjat deri në tre muaj. Në një shkallë globale, ajo prek 16 milionë njerëz çdo vit.
Sigal