Shtohen fëmijët shqiptarë mbipeshë, familjarët indiferentë

466
Mbipesha dhe obeziteti po kthehet jo vetëm në një shqetësim estetik, por edhe në një problem të rëndë shëndetësor në vendin tonë, për pasojë shumë nga fëmijët nga 8 deri në 9 vjeç po vuajnë edhe nga sëmundje të diktuara nga mbiushqyerja. 
Të dhënat e fundit të ISHP-së në vitin 2016 flasin, se mbi 21.7% e fëmijëve janë mbipeshë dhe pjesa më e madhe e tyre edhe obezë.
Studimi u shtri tek rreth 2800 nxënës të klasave të dyta dhe të treta. Ajo që bie në sy është fakti se një në tre të intervistuar rezulton mbipeshë dhe 1 në dhjetë obezë.
Të ndarë sipas gjinisë, numri i djemve obezë është mbi dy herë më i lartë se ai i vajzave obeze, ndërkohë që mbipesha ndeshet në të njëjtat nivele në të dyja gjinitë, respektivisht 12.9% për djemtë dhe po kaq për vajzat. Një problem tjetër i konstatuar, është se shumicës së prindërve nuk u bën përshtypje që fëmija vuan nga mbipesha apo është obez dhe numri i atyre që janë të vetëdijshëm është i papërfillshëm. Në vitin 2016 fëmijët mbipeshë dhe obezë rezultojnë mbi 2% më shumë se në vitin 2013, kur dhe është publikuar një studim i tillë ngjashëm.
Sigal