Uraganet shkatërrimtare në SHBA, Metallica dhuron 150,000 dollarë për të prekurit

141
Sigal

Fondacioni ‘All Within My Hands’ i Metallica do të dhurojë150,000 dollarë për 3 organizata që ofrojnë ndihmë për banorët e prekur nga moti i keq në SHBA.

Dy organizatat e para që do të marrin 50,000 dollarë secila janë Team Rubicon dhe Direct Relief, ndërkohë që fondet do të shkojnë për të prekurit nga tornadot që përfshinë Misisipin dhe Alabamën në mbrëmjen e 24 marsit 2023.

Në dy shtete, u regjistruan 20 tornado, ndërsa numri i të vdekurve shkoi në 26.

Përveç dëmeve në njerëz, pati dëme të mëdha dhe në infrastrukturë, ku shumë banesa dhe biznese u shkatërruan.

Po ashtu, organizata e tretë që merr 50,000 nga fondacioni All Within My Hands është Fondi i Ndihmës për Uraganet në Monterey, Kaliforni.