Ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

357
Sigal

Turqia vazhdon të jetë një nga shtetet, ku ka një numër të konsiderueshëm viktimash dhe të infektuarish nga koronavirusi.

Në shtetin turk, në 24 orët e fundit kanë vdekur nga virusi 99 veta.

Në total, në Turqi kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 2805 persona.

Turqia numëron gjithsej 110,130 të infektuar me koronavirus, kurse në 24 orët e fundit ka regjistruar si të infektuar me virus 2357 persona.