Melania Trump feston ditëlindjen, urimi i veçantë i Presidentit (Ja sa vjeç mbush dhe çfarë nuk dini rreth saj )

305
Sigal

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump feston ditëlindjen e saj të 50-të në shtëpi në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së, njëherësh bashkëshorti i saj, Donald Trump ka uruar nëpërmjet Tëitter bashkëshorten e tij, Melania.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”, shkroi kreu i SHBA-së.

Çifti Trump u takuan për herë të parë në një javë mode në Nju Jork në vitin 1998.

Zonja e parë flet gjashtë gjuhë të huaja: sllovenisht, frëngjisht, serbisht, gjermanisht, italisht dhe anglisht. Karrierën si modele e ka filluar që kur ishte fëmijë, ndërsa me presidentin Trump është njohur gjatë një feste në vitin 1998.

Ajo e pranoi se mes tyre pati një flirt të menjëhershëm dhe se Donald i kërkoi numrin por ajo e refuzoi t’ia jepte por më pas ishte ajo që e telefonoi disa javë pasi ishin takuar.

Në dasmën e saj madhështore Melania kishte veshur një vello spektakolare nga “Dior” i zbukuruar me 1500 kristale, por disa vite më parë ato sollën në jetë fëmijën e tyre të parë Barron William Trump.