Ukrainë: 12 të vrarë nga përmbysja e anijes afër Odesës

431
Zyrtarët e Ukrainës thonë se 12 vetë janë vrarë dhe një person konsiderohet i zhdukur, nga përmbysja e një anijeje të udhëtarëve, afër qytetit-port Odesa në Detin e Zi. Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës tha se incidenti i djeshëm ndodhi afër një fshati të vogël, 40 kilometra larg Odesës.
Raporti i parë i kësaj ministrie tregon se anija ishte e tejngarkuar dhe kishte dyfish udhëtarë më tepër se sa është e lejuar. Por, një zyrtar lokal në rajonin Odesa tha se anija e udhëtarëve me emrin, Ivolga, ishte përmbysur për shkak të motit me stuhi. Sipas tij, 23 udhëtarë janë shpëtuar dhe se të 12 trupat e pajetë janë gjetur. Ministria e brendshme e Ukrainës tha se është hapur rast penal për shkelje të sigurisë lidhur me këtë incident të rëndë.
Sigal