Ukraina tërheq ushtarët e saj nga forcat paqeruajtëse në Kosovë! Ja vendimi

110
Sigal

Ukraina ka njoftuar se do të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Në ushtrinë e KFOR-it janë gjithsej 3800 ushtarë të NATO-s, ku 40 prej tyre janë nga Ukraina. Tërheqja e trupave nga Kievi zyrtar do bëhet në kuadër të vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky, për të shtuar kapacitetin ushtarak në vend, në përballje me agresionin rus.

“Kthimi i kontigjentit kombëtar do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes së tyre në misionin e KFOR-it”, thuhet në komentin e RBK-Ukrainë nga komanda e ushtrisë ukrainase.