Takimi me Kurtin, Presidenti Macron: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis për dialogun

191
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elysee në Paris mbajtën një konferencë shtypi. Macron tha se Franca do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, por fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

“Jam shumë i nderuar të pranoj vizitën e parë tuajën si kryeministër. Ju e dini që Franca ka qenë vendi i parë që ka njohur Kosovën, qysh të nesërmen e shpalljes së pavarësisë. Që nga ajo kohë Franca i ka dhënë një shtytje zhvillimit tuaj ekonomik”, tha Macron.

Presidenti ofroi mblështetjen e Francës. ”Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”.