Sigal

Një i dyshuar është ndaluar për vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova. Trupi i Marinovës u gjet në një park në qytetin verior të Ruses, afër lumit Danub, të shtunën. Ajo ishte përdhunuar para se të vritej. Mediat raportojnë se burri ishte një qytetar i Rumanisë me pasaportë Moldave.

Marinova po hetonte korrupsionin që përfshiu monedhën e euros. 30 vjeçarja Viktoria Marinova, u gjet e vdekur me plagë të rënda në qytetin verior të Bullgarisë, shkruajnë mediat lokale. Trupi i saj u gjet i masakruar në publik, në një zonë afër lumit Danub, teksa policia konfirmoi arrestimin e të dyshuarit. Policia bullgare tha se ata kishin arrestuar një shtetas për 24 orë dhe po kontrollonin alibinë e tij.

Ne kemi në paraburgim një person, alibinë e të cilit po e kontrollojmë, por për momentin nuk kemi një të dyshuar konkret dhe po punojmë me të,” tha Teodor Atanasov, kreu i policisë rajonale Ruse. Marinova kishte hetuar mashtrimin e supozuar në projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja, të lidhura me autoritetet dhe bizneset e mëdha ku edhe mbeti e vrarë.

Ndërsa ministri i Brendshëm Mlladen Marinov këmbënguli në një konferencë shtypi  se nuk kishte arsye për ta lidhur vrasjen e saj me punën në TV.