U ekzekutua me 50 plumba, plagoset dhe e bija 8-muajshe / Kush është personazhi famëkeq

283
Sigal

Një bashkëpunëtor i mbretit të kartelit të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, u ekzekutua brenda makinës së tij gjatë një sulmi në Meksikën veriore ku mbeti i plagosur edhe vajza e tij tetë muajshe.

Ekzekutohet me 50 plumba bashkëpunëtori i mbretit famëkeq të

Ignacio Paez Soto, një operativ i Kartelit Sinaloa, ishte ulur brenda automjetit të tij me gruan e tij kur një grup vrasësish filluan sulmin jashtë një parkingu, në një dyqan komercial në Caborca, Sonora.

Dëshmitarët u thanë autoriteteve se sulmuesit u mbanin pushkë ushtarake dhe qëlluan në Volksëagen Passat të Paez para se të arratiseshin.

Ekzekutohet me 50 plumba bashkëpunëtori i mbretit famëkeq të

Paez, i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’, u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Vajza e tij e vogël u qëllua në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq. Nëna e fëmijës, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, nuk u lëndua fizikisht, por u trajtua nga ndihmës mjekët pasi pësoi probleme nervore.