U diagnostikua me kancer: Detaje të reja mbi shëndetin e mbretit Charles III

29
Sigal

Lajmi se mbreti Charles III u diagnostikua me kancer ishte tronditës për shumë njerëz, por sipas Daily Mail, sëmundja është kapur shumë herët dhe se mbreti vijon të jetë optimist dhe të kryejë detyrat e tij.

U diagnostikua me kancer: Detaje të reja mbi shëndetin e mbretit

GETTY

Gjatë ditës së djeshme, pallati i Buckingham njoftoi se mbreti britanik, 75 vjeç, është diagnostikuar me një formë kanceri. Ndonëse nuk dihet se nga se vuan saktësisht Charles, pallati theksoi se mbreti nuk është prekur nga një kancer në prostatë.

Charles zgjodhi ta bëjë publik një lajm të tillë për të ndaluar spekulimet dhe shpreson se mund të ndihmojë në mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri.

U diagnostikua me kancer: Detaje të reja mbi shëndetin e mbretit

GETTY

Mbreti erdhi në fron në maj të vitit 2023, pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë në shtator të vitit 2022.