Twitter – Së shpejti video live me kohëzgjatje 24 orë

483
Rrjeti social Twitter ka pjesë të planeve afatshkurtër implementimin e videove live me kohëzgjatje deri në 24 orë.
Ne patjetër do të kemi video 24/7 përmbajtje në Twitter,” tha Noto gjatë një interviste të gjerë për strategjinë e videove të drejtpërdrejta të kompanisë javën e kaluar.
“Qëllimi ynë është të jemi një vend i besueshëm, kështu që kur të shihni se çfarë po ndodh, mendoni të shkoni në Twitter”.
Pas suksesit të korrur nga transmetimi i videove të futbollit Amerikan, me plot 3.5 milion shikues, futja e videove live deri në 24 orë nga Twitter është një lëvizje e zgjuar.
Këto transmetime 24 orarëshe do ti mundësojnë Twitter-it më shumë shanse reklamimi në formën e videove të shkurtra 15 deri në 30 sekonda.
Twitter ka parë dobi të mjaftueshme nga videot live e kështu e kështu do e bëjë atë një shtyllë të strategjisë së rritjes dhe të ardhurave. Videoja e drejtpërdrejtë po ngre lart volumin e bisedimit në platformë, shprehet Noto.
Sigal