Turqia nuk gjen qetësi, tjetër tërmet i fuqishëm. Ja sa ishte magnituda

112
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi provincën Hatay të Turqisë pranë kufirit me Sirinë, tha të hënën Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas AFAD, epiqendra e tërmetit ka qenë ne zonën Defne.

Një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 me epiqendër në lagjen Samandag në Hatay të Turqisë tronditi zonën vetëm pak minuta pas tërmetit me magnitudë 6.4.

Tërmetet janë ndjerë edhe në Siri, Egjipt, Liban, Irak, Palestinë dhe Jordani.

Dëshmitarët okularë në zonë vunë në dukje se disa ndërtesa të dëmtuara në dy tërmetet e mëdha të dy javëve më parë janë shkatërruar.