Turqia në kërkim të rigjallërimit të turizmit

289
Sigal

Turqia po shpreson të rigjallërojë sektorin fitimprurës të turizmit, që është shkatërruar nga kufizimet e udhëtimit si pasojë e koronavirusit.

“Në muajin maj është regjistruar një rënie e mbërritjeve ndërkombëtare me 99,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, njoftoi Ministria e Turizmit.

Kjo shifër konvertohet në rreth 29 829 vizitorë në krahasim me më shumë se 4 milionë në maj 2019.

Periudha janar-maj pësoi një rënie me 66,35%.

Turqia është përpjekur të tërheqë përsëri turistët, pasi hoqi ndalimet e udhëtimit të brendshëm dhe lehtësoi kufizimet e fluturimeve ndërkombëtare.