Turqia ndërton 81 km mur në kufirin me Iranin

286
Sigal

Përmes një mesazhi në Twitter, ministri i brendshëm turk ka konfirmuar se Turqia ka përfunduar ndërtimin e një muri prej 81 kilometrash në kufirin me Iranin

Muri është ndërtuar përgjatë kufirit lindor drejt veri perëndimit të Iranit, duke mbuluar rreth 15% të 534 kilometrash kufi mes dy vendeve, raporton AA.

Struktura përbëhet nga tel me gjemba, blloqe çimentosh dhe një sistem vëzhgimi elektronik me telekamera dhe punimet pë realizimin e tij kanë zgjatur 2 vite.

Po cili është synimi?

Sipas ministrit të brendshëm turk, barriera do të shërbejë për të ndaluar kërcënimet e organizatës terroriste, duke iu referuar këtu partisë kurde të PKK dhe grupet e lidhura me të.

“Kufiri i Turqisë me me Iranin shpesh shkelet nga kontrabandistët, imigrantët e paligjshëm dhe terroristët e PKK, por muri pritet të përmirësojë sigurinë e kufirit”, shkruan AA.

Një mur i ngjashëm është ndërtuar dhe në pjesën më të madhe të kufirit të Turqisë me Sirinë.