Kancelarja Merkel paralajmëron shqiptarët: Dëbime të azilkërkuesve që u është mohuar kërkesa

495
Sigal

Kancelarja gjermane
Angela Merkel, gjatë një fjalimi përpara të rinjve të partisë së saj në
Paderborn (320 të deleguar dhe 1300 pjesëmarrës) ka premtuar dëbime konsekuente
të azilkërkuesve që u është mohuar kërkesa.

Ne kemi nevojë për
fuqizimin e ligjeve për rikthimin e të gjithë atyre që u është refuzuar kërkesa
e azilit,” tha kryetarja e CDU, Merkel shkruan BILD. Gjatë 2015 Gjermania
riatdhesoi shumë refugjatë nga vendet e Ballkanit perëndimor, por masa është
akoma larg shifrave të kërkuara, përcjell botasot.info.

Në 2015 kanë ardhur
900.000 persona në Gjermani, ku njohja e azilit ka kapur shifrën e 60 përqind,
kryesisht sirianëve. “Ndaj sirianëve duhet t’u japim një shansë,” tha
kancelarja.

Numri më i madh i
mosnjohjeve të kërkesës së azilit në Gjermani, vijnë kryesisht nga Shqipëria e
Kosova.Gazeta Telegraf/