Turisti i parë hapësinor/ Miliarderi kryen me sukses misionin, video nga momenti kur “preku” qiellin

145
Sigal

Miliarderi Sir Richard Branson ka përfunduar me sukses udhëtimin e parë hapësinor për turistë me raketën e tij Virgin Galactic.

Britaniku e cilësoi si “eksperiencën më të bukur të jetës” udhëtimin që nisi nga New Mexico, në SHBA.

Ende nuk ka një konfirmim mbi lartësinë që arriti raketa, por mendohet se është rreth 85 km.

Udhëtimi zgjati rreth një orë, me ekuipazhin prej 6 personash që u kthye në Tokë shëndoshë e mirë.

Deri tani, 600 persona kanë prenotuar udhëtimin e tyre hapësinor turistik, me biletën që kushton rreth 250 000 dollarë.

Gjatë një konference për shtyp pas fluturimit, manjati tha se udhëtimi në hapësirë duhet të jetë më i arritshëm për të gjithë.

“Nëse keni patur një ëndërr, tani është koha për ta bërë atë realitet. Unë do të doja të përfundoja duke thënë mirësevini në agimin e një epoke të re hapësinore“, tha ai.