Tunel nëntokësor i mbushur me raketa në Iran

294

Televizioni shtetëror Iranian ka transmetuar pamjet e një tuneli nëntokësor të mbushur me raketa dhe lëshues raketash.
Zyrtarët thanë se ato do të përdoren vetëm nëse “armiqtë bëjnë ndonjë gabim”.
Fotot u publikuan vetëm tri ditë pasi Irani testoi një raketë të re me rreze të gjatë, për të cilën SHBA-ja tha se kishte shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Video gjithashtu u publikua një ditë pasi parlamenti Iranian miratoi marrëveshjen historike bërthamore të vendit me gjashtë Fuqitë Botërore.
Zyrtarët iranianë thanë se marrëveshja bërthamore nuk do të ndikojë në forcat e saj ushtarake, e sidomos në programin e raketave balistike.
Video e publikuar u shoqërua me presion nga ligjvënësit për të provuar që ushtria nuk ishte dobësuar nga marrëveshja.
Tuneli është qindra metra i gjatë, dhe rreth 10 metra i thellë