Tsipras optimist për zgjidhjen e krizës financiare

474
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras thotë se do të ketë një zgjidhje për krizën e borxheve të vendit të tij, e cila do të lejojë shtetin që të ketë rritje ekonomike, teksa do të vazhdojë të qëndrojë në eurozonë.
Në një deklaratë lëshuar sot thuhet se Tsipras ka mirëpritur samitin emergjent të thirrur nga liderët evropian, që është planifikuar të mbahet më 22 qershor, vetëm 12 ditë para se Greqia të paguajë borxhin prej 1.8 miliardë dollarë Fondit Monetar Ndërkombëtar,
Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde ka thënë se një dialog i mëtejshëm është i nevojshëm “ndërmjet personave të rritur”. Kryeministri grek do të vizitojë sot Rusinë, vizitë kjo që ka nxitur spekulime se Moska mund t’i ofrojë Athinës ndihmë financiare.
Sigal