Trump uron britanikët për Brexit

455
Britanikët votuan për të rimarrë kontrollin e vendit të tyre, deklaroi kandidati republikan amerikan për president, Donald Trump i cili përshëndeti kështu rezultatin e referendumit. ”Praktikisht, ata rifituan vendin e tyre. Kjo është një gjë fantastike”, tha Trump për gazetarët, ndërsa ndodhet në South Ayrshire, Skoci, për të marrë pjesë në hapjen e kompleksit të golfit ”Turnberry”, i restauruar. “Njerëzit janë te inatosur kudo nëpër botë. Ata janë të inatosur me kufijtë, me njërëzit që hyjnë në vendin e tyre dhe marrin kontrollin dhe anjë nuk e di kush janë këta njerëz,” u shpreh miliarderi, pasi Britania votoi për t’u larguar nga BE-ja.
Sigal