Trump thellon avantazhin mes republikanëve

533
Një anketë e re tregon se, Donald Trump e ka rritur avantazhin e tij në garën republikane për zgjedhjet presidenciale të 2016-s. Sondazhi i realizuar nga Universiteti “Quinnipiac” del në përfundimin se, manjati i pasurive të patundshme gëzon një mbështetje prej 28 për qind, në mesin e votuesve republikanë në të gjithë vendin. Ai kryeson ndaj ish-neurokirurgut, Ben Carson, i cili vjen i dyti me rreth 15 pikë më pak. Prapa ka mbetur edhe ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, djali dhe vëllai i dy ish-presidentëve amerikanë.
Sigal