Presidenti Donald Trump deklaroi sot se miliarderi George Soros dhe djali i tij duhet të përballen me akuza penale, pasi ka financuar fshehurazi protesta të dhunshme në mbarë vendin, e jo vetëm
Në një postim në Truth Trump tha se Soros dhe i biri duhet të akuzohen sipas ligjit RICO (Shenim: Në anglisht: Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act në shqip: Ligji për Organizatat e Korruptuara dhe të Ndikuara nga Kriminaliteti)
Trump akuzon Soros dhe djalin e tij se ka mbështetur protestat e dhunshme në SHBA.
“George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i së Majtës Radikale, duhet të akuzohen në bazë të ligjit RICO për shkak të mbështetjes së tyre për protestat e dhunshme dhe shumë gjëra të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur në Bregun Perëndimor. Kujdes, po ju vëzhgojmë!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Çfarë është RICO?
Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) është një ligj federal amerikan i miratuar në vitin 1970. Ligji përdoret për të goditur jo vetëm kriminelët, por edhe rrjetin/organizatat që qëndrojnë pas tyre.



















