Tri metra borë në Austri

383
Sigal

Austria është vendi që në Evropën qendrore po i përjeton më keq reshjet e pazakonta të dëborës ku numri i viktimave, sidomos nga orteqet, ka shkuar në 13 në pak ditë.

Vende-vende, dëbora ka shkuar në tre metra lartësi, duke ofruar pamje të pazakonta.Nga ana tjetër, autoritetet, sidomos ato në shtetin federal të Steiermarkit, kanë bërë thirrje për t’iu shmangur sa më shumë terrenit, që zakonisht fton dhe për argëtim.

“Ai që nuk i përmbahet udhëzimeve zyrtare, nuk vepron vetëm në mënyrë të papërgjegjshme, por i rrezikon jetën e tij dhe të tjerëve”, tha Michael Schickhofer, zëvendëskryeministër i Steiermarkit.