Trazirat në Francë, Scholz reagon: Situata është shqetësuese, por Macron mund t’ia dalë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se po i ndjek trazirat në Francë “me shqetësim”, në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

Presidenti francez Emmanuel Macron duhej të ishte sot në Gjermani për një vizitë shtetërore, por u detyrua ta shtynte atë për shkak të trazirave në të gjithë vendin.

NOA

Scholz u shpreh se edhe pse është i shqetësuar, ai beson se Macron do të jetë në gjendje të menaxhojë situatën.

“Unë nuk pres që situata në Francë të bëhet e paqëndrueshme, edhe nëse pamjet dhe ajo që po ndodh janë sigurisht shumë shqetësuese”, theksoi Scholz.