Tragjedi në Kretë/ Katër të vdekur nga fundosja e varkës, zhduken 90 të tjerë

Së paku katër vetë kanë vdekur, pasi një varkë me dhjetëra migrantë është fundosur në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, ka njoftuar Roja Bregdetare.

Rreth 90 persona të tjerë kanë arritur të dalin në breg, ka thënë të premten një zëdhënës i Rojës Bregdetare për agjencinë e lajmeve DPA.

Sigal

Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e emigrantëve. Të mërkurën, tre migrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros. Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur.

Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, kurse nuk ka shifra zyrtare se sa njerëz kanë vdekur.