VIDEO/ Aksident në Elbasan-Librazhd, ‘Audi’ përfundon mbi shkëmbinj

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. 

Në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” një automjet tip ‘Audi’ ka rrëshqitur dhe për pasojë ka përfunduar mbi shkëmbinjtë në anë të rrugës.

Sigal

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç duket edhe nga pamjet, në rrugë ka prezencë akulli, çka mund të ketë shkaktuar edhe aksidentin.