Trafik ndërkombëtar droge, Policia franceze vë në pranga 7 shqiptarë

474
Sigal

Dhjetë persona, shtatë prej të colëve shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze gjatë javës që kaloi për akuzën “trafik të lëndëve narkotike”. Arrestimi i personave u bë pas një hetimi prej 8-muajsh, për mbledhjen e provave të nevojshme.

Sipas mediave franceze, 10 personat mes moshës 27 dhe 42 vjeç, hetimet janë kryer nga Dhoma e Kërkimeve të Chambéry-it, të cilët dolën në përfundim, së të arrestuarit bënin të mundur trafikimin e parave dhe të drogës në Francë dhe në vendet të tjera të BE.

Polica u ka sekuestruar 10 të arrestuarëve, dhjetëra mijëra eurove, disa qindra gram kokainë dhe heroinë, automjete të larta, armë dhe dokumente të rreme, ndërsa po ashtu bëhet me dije se ata janë paditur në qytetin e Lyonit. Duke pasur parasysh natyrën ndërkombëtare të fakteve, një njësi kombëtare hetimi ishte ngritur nën drejtimin e juridiksionit të specializuar ndër-rajonal (JIRS) të Lyonit.

Zyra Qendrore për luftën kundër shkelsëve te ligjit, grupi i xhandarmërisë së Haute-Savoie dhe të vëzhgimit dhe grupit të monitorimit në Lion ka marrë pjesë edhe në hetimin që çoi në këto arrestime.