Topalli e Konjufca pranojnë hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend: E kemi për detyrë

429
Dy deputetë të opozitës kanë pranuar se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e grupit parlamentar të AAK ka deklaruar se e ka hedhur gazin lotsjellës pasi nuk ka rrugë tjetër.
“E di qe kjo qe keni parë sot nuk është shfaqja më e mirë. Unë po, kam hedhur gaz lotsjellës. Kam hedhur sepse nuk na kanë lënë rrugë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për të gjetur zgjidhje. Ne ju kemi tregu se si bëhet zgjidhja S’ka kuptim te vazhdohet me seanca, pa ju dhënë zgjidhje marrëveshjeve”, ka deklaruar shefja e grupit parlamentar të AAK-së.
Më herët edhe deputeti i VV, Faton Topalli ka pranuar se ka pasur detyrë që sot të hedhë gaz lotsjellës në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Por sipas tij, detyrë e tij nuk ka qenë edhe futja e bombolave të gazit brenda në Kuvend
“Kjo s’ka qenë punë e detyrës sime dhe nuk po flas. Atë pjesë të detyrës që unë e kam pasur e kam kryer. Kam hedhur dy bombola gazi dhe nëse vazhdon kështu, numri i tyre mund të shtohet”, tha Topalli.
Deputeti i Vetëvendosjes tha se nuk ka frikë të ballafaqohet me Prokurorinë e Shtetit duke thënë se tradhtia e vendit është vepër më e rëndë penale.
“Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me prokurorinë ashtu siç kanë qenë edhe djemtë e vajzat e UÇK-së të gatshëm të ballafaqohen në kohën e tyre me prokurorinë vetëm që ta mbrojnë Kosovën”, deklaroi Topalli për Kallxo.com.
Sigal